“E bindëm unë dhe babi im”, Ibraimi tregon si e çuan Ademin te Maqedonia e Veriut

schedule15:44 - 2 Qershor, 2021

schedule 15:44 - 2 Qershor, 2021

Maqedonia e Veriut për herë të parë në historinë e saj do të përfaqësohet në Kampionatin Europian të futbollit. Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Igor Angelovskit është padyshim kapiteni i Dinamo Zagreb, Arijan Ademi.

Mesfushori kishte mundësinë të luante edhe me Kroacinë dhe Shqipërinë, por në fund zgjodhi Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi i Kukësit, Agim Ibraimi, në një intervistë për televizionet fqinje zbulon prapaskenat se ka qenë vetë ai dhe babai i tij, që kanë bindur Ademin të vijë te Maqedonia.

“Ishte e vështirë në fillim. Ne dëshironim që ai të ishte pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut. Unë dhe babai im e bindëm të vinte, sepse e dinim se ai mund të na ndihmonte shumë. Tani e shohin të gjithë se kishim të drejtë.

Ai nuk dëshironte, gjë që është normale, sepse ne ishim kombëtarja e 110-të në renditjen e FIFA-s, por hap pas hapi arritëm ta bindim. Ademi tani është një lojtar kryesor në ekipin kombëtar. Ne jemi shumë, shumë më të fortë dhe më të mirë me të në skuadër”, është shprehur Ibraimi, shkruan Ekipa.mk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!