Si sot një vit më parë, këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa.
Pak minuta më parë, këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto shumë të ëmbla, ku shfaqet bashkë me partnerin, vogëlushen dhe një tortë me qiririn numër 1.
Rona nuk ka nguruar të shkruajë edhe një dedikim tepër prekës, në të cilin shprehet se Noa i zbukuron çdo sekondë të jetës, vetëm me një buzëqeshje.
“Noa jetë e vogël, e madhe!
9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra
rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë”, shkruan Nishliu./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CC0QIcElW7v/