E bija bën 2 vjeç, Jonida Vokshi bën urimin e ëmbël: Çdo ditë më dhuron emocione të reja

schedule13:05 - 18 Qershor, 2022

schedule 13:05 - 18 Qershor, 2022

Emi, vajza e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit bën dy vjeç. Moderatorja dhe aktorja ka publikuar një foto të ëmbël së të bijës, krahas së cilës ka shkruar se sa e bekuar ndihet me prezencën e saj. Ndërsa aktori dhe producenti ka shpërndarë foton e Jonidës, ku ka shkruar: “Çika jem 2”

“Sot ti e vogla ime bën 2 vjeç. Sa shumë të dua o mam! Kur ta pashë fytyrën për herë të parë, mendova që nuk ka emocion e lumturi më të madhe se aq, por ti më fal emocione të reja çdo ditë! Je bota ime dhe e babit dhe përtej kësaj. Falenderojmë Zotin që na bekoi me qenien tënde.

U rritsh e shëndetshme dhe e lumtur bekimi im.”, ka shkruar Jonida. Kujtojmë që çifti i famshëm kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në shtator të vitit 2019.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!