E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Aida Shtino foli për gjithçka nga jeta profesionale, personale dhe deri te lajmet që “pushtuan” rrjetin dy herë duke e bërë të vdekur. Duke folur me moderatorin Alban Musa për këto lajme të çuditshme, ajo tha se ishte befasuar jashtëzakonisht shumë,
“Ka qenë shumë çudi atë ditë sepse isha ngritur në mëngjes dhe më me merr im bie. Më thotë ‘mami mirë je”. I thashë pse qesh. ‘I ke lexuar portalet’ më tha. ‘Jo’ i thashë. Mirë tha se kanë nxjerrë një lajm por mos u bëj merak. Kur lexoj portalet, edhe ato serioze, jam habitur.
Më ka marrë Eraldo Rexho dhe më tha je mirë. Ai bëri një kundër shkrim në portalin e vet. Jo për mua se e di që kur je person publik dhe atakohesh por kisha hallin e prindërve të mi. S’më pushonte telefoni nga njerëzit. Dhe para disa muajsh, e njëjta gjë. Se di. Ndoshta e bëjnë për klikime”, tha ajo.
/abcnews.al