E arrestoi FAST, Abcnews.al siguron pamjet e reja nga kapja e “boss-it” turk të kriptomonedhave

schedule13:30 - 30 Gusht, 2022

schedule 13:30 - 30 Gusht, 2022

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer 28 vjeç, i cili u kap në Himarë.ABC ka siguruar foto dhe pamje të reja nga momenti i arrestimit të turkut.

Aksioni u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!