Luka Modric nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja e Kroacisë për momentin, pavarësisht se i ka mbushur 37 vjeç.
Mesfushori po dhuron paraqitje të mira me Real Madrid dhe mbetet titullar i rëndësishëm edhe te nënkampionët e botës në “Rusi 2018”.
Mjeku i kombëtares kroate, Zoran bahtijarevic, ka deklaruar se Modric ka vendosur të qëndrojë në kombëtare deri në Europianin e vitit 2024, kur ai do të jetë 39 vjeç. /abcnews.al