Barcelona po kërkon prej kohësh një zëvendësues për Luis Suarez. Bomberi uruguaian është një garanci golash, por mosha nuk i lejon të luajë edhe për shumë sezone në nivele të larta.
Qendërsulmuesi mbush 33 vjeç në janar dhe kontrata me klubin katalanas përfundon verën e vitit 2021, me opsionin e rinovimit për një tjetër vit. Suarez ka folur rreth së ardhmes së tij në një prononcim për ESPN, aty ku zbulon dëshirën e madhe dhe i dërgon një sinjal të qartë klubit.
“Kontrata me Barcelonën përfundon në vitin 2021, por ekziston opsioni i zgjatjes me një tjetër vit. Jam i lumtur te ky ekip dhe shpresoj që të vazhdoj sa më gjatë të jetë e mundur te Barcelona“, thekson Luis Suarez. /abcnews.al