Dani Ceballos vendosi gjatë merkatos së verës të largohet nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Arsenalit në formë huazimi. Mesfushori spanjoll u shpall kampion bote me Spanjë U-21, por minutat te Real Madrid i munguan.
Si pasojë, 23-vjeçari zgjodhi të transferohet te Arsenali. Në këtë fillim sezoni, Ceballos ka luajtur 10 takime me “Topçinjtë” e Londrës, duke shënuar një gol dhe duke asistuar tre herë. Duket se fantazisti është ambientuar mjaft mirë në Premier League dhe ka krijuar dyshime për të ardhmen e tij.
“Kur erdha në fillim tek Arsenali, pranova që dëshira ime e vetme është të rikthehem sërish te Real Madrid”, tha Ceballos për mediat britanike. “Megjithatë, këtu kam gjetur një ambient të shkëlqyer, tifozët më kanë mbështetur shumë. Ka dhe shumë muaj deri në korrik, por deri më tani, jam shumë i lumtur këtu”, përfundoi spanjolli./abcnews.al