E ardhmja, flet Vidal: Jam me pushime, mos më shqetësoni!

schedule19:46 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 19:46 - 23 Dhjetor, 2019

Arturo Vidal ka refuzuar të diskutojë për të ardhmen e tij. Mesfushori kilen nuk e ka të sigurt qëndrimin me Barcelonën dhe për momentin, ndodhet në Kili, ku po kalon periudhën festive. Nga mediet vendase, Vidal është pyetur për të ardhmen dhe ka shpërthyer keq.

”E ardhmja ime është një temë që unë ua lë njerëzve të tjerë. Tani për tani, nuk shqetësohem për këtë, për më tepër që jam dhe me pushime. Unë bëra punën time, tani varet nga agjenti im”.

“Jam shumë i lumtur që jam te Barcelona, por do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të kthehem në stërvitje. Dua që të vazhdoj të luaj dhe të vazhdoj të luaj në Evropë për një kohë të gjatë.”

“Vendimi se kush luan titullar dhe kush jo, i takon trajnerit dhe jo mua. Unë mbetem i qetë dhe përpiqem të përfitoj nga të gjitha mundësitë që më janë dhënë, ndoshta edhe duke shënuar gola. Shpresoj të ngre trofe në fund të sezonit”, u shpreh Vidal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!