“E ardhmja është këtu.”
Kështu u shpreh kryeministri Rama pasditen e sotme teksa ndodhej në Përmet. Ai përsëriti thirrjen ndaj të rinjve që mos largohen jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale, por të investojnë në tokën e tyre. Sipas tij, një biznes në Shqipëri, do t’i japë më shumë të ardhura se sa puna e ndershme në Angli.
Rama: Një shtëpi e blerë para 5 vitesh, vlen sot shumë më tepër. A nuk është kjo një arsye për të parë që e ardhmja është këtu? E ardhmja është këtu, por duhet një durim shumë i madh. me një agroturizëm. Me një bujtinë ku ti investon ato para që përndryshe jep atyre trafikantëve për të kaluar kanalin në Angli dhe pjesën tjetër që ta japin financimet e ndryshme, bën një biznes ku fiton shumë më tepër se sa do fitosh atje nëse do bësh punë të ndershme, këtë gjë po e provojnë ata që e kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë. Sikur mos mjafton te inflacioni i luftës së Putinit, kemi dhe opozitën e rublave, historia e tyre me rublat është më e gjerë se sa ajo që dimë. Tani janë futur në një sherr se kush i kishte paratë, kush e dinte dhe kush jo/. Kur doli në shesh të gjithë u hodhën përpjetë dhe thanë se nuk kemi asnjë lidhje. Edhe në një situatë si kjo kërkojnë të hedhin benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik.
/Abcnews.al./