Vijon telenovela Georginio Wijnaldum. Mesfushorit të Liverpool i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe muajt e fundit ai është lidhur me një kalim te Barcelona apo tek Interi. Madje javën e fundit u përfol se holandezi kishte arritur dhe një kontratë me katalanasit, çka ka bërë që Jurgen Klopp të ndryshojë mendje.
Sipas raportimit të “90 min”, tekniku gjerman do t’i kërkojë një sforco të fundit drejtuesve të klubit për ta mbajtur në ekip Gigin. Deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt nga të dyja palët për rinovimin e kontratës së 30-vjeçarit, por gjërat pritet të ndryshojnë.
Mësohet se Klopp ka urdhëruar bordin e Liverpool që t’ia plotësojnë kërkesat lojtarit, në mënyrë që ai të vazhdojë aventurën në “Anfield Road”. Në këtë sezon, Wijnaldum ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool, ku numëoron plot 40 ndeshje në të gjithë kompeticionet. /abcnews.al