E ardhmja e talentit Hudson-Odoi, Frank Lampard jep përgjigjen përfundimtare

schedule09:35 - 4 Tetor, 2020

schedule 09:35 - 4 Tetor, 2020

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur menjëherë për mediat e pranishme në stadium pas ndeshjes së fituar 4-0 kundër Crystal Palace. Pasi analizoi ndeshjen dhe përgëzoi të tijtë për rezultatin e arritur, Lampard foli edhe për të ardhmen e Callum Hudson-Odoi.

Sipas trajnerit anglez të “Bluve të Londrës”, Odoi do të qëndrojë përfundimisht te Chelsea, duke shuar çdo thashethem që qarkullonte për një largim të mundshëm të 19-vjeçarit.

“Hudson-Odoi është pjesë e planeve të mia. Bayern Munchen? Nuk ka asgjë konkrete, do të shohim deri të hënën çfarë do të ndodhë. Callum është futbollist i Chelsea, kërkesat e tij ekonomike do të vijnë në raport me atë që ai jep për ne, me punën e tij”, u shpreh Lampard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!