E ardhmja e sulmit gjerman, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp pas “diamantit” të Bundesliga

schedule08:16 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 08:16 - 13 Dhjetor, 2023

Konsiderohet si një nga “diamantet” e të ardhmës, në sulmin e Kombëtares gjermane. “Fantazisti” i Hoffenheim, Maximilian Beier është kthyer në një nga më të kërkuarit e merkatos së dimrit, me 21-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer deri në këtë pikë të sezonit, me “Blute” e kampionatit gjerman të fubtollit, Bundeliga.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjermane, për Beier interesohen “Të Kuqtë” e Liverpool, me teknikun Jurgen Klopp, i cili është i “mahnitur” nga performancat e 21-vjeçarit dhe e pret këtë të fundit, verën e ardhshme, në “Anfield Road”, teksa duket se bordi i “gjigantëve” anglezë është i gatshëm të paguajë klauzolë 30 milionë euroshe të talentit të sulmit.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë të sezonit, Beier ka zbritur plot 13 herë në fushë, për skuadrën e Hoffenheim, duke arritur të shënojë 6 gola, si dhe të asistojë plot 4 herë shokët e tij të skuadrës, shifra, që kanë mahnitur teknikun gjerman. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!