E ardhmja e Sadikut, Levante ka marrë oferta nga disa klube

schedule21:40 - 4 Qershor, 2020

schedule 21:40 - 4 Qershor, 2020

Armando Sadiku vështirë se do të qëndrojë te Malaga pasi huazimi i tij të përfundojë dhe këtë gjë, e ka konfirmuar vetë faqja e klubit spanjoll. Sipas tyre, dëshira është që Sadiku të vazhdojë aventurën, por është shumë e vështirë që ta mbajnë.

Kjo pasi Levante ka marrë oferta nga disa klube të ndryshme, të cilat ende nuk janë zbuluar. Në janar, sulmuesi i kombëtares kuqezi refuzoi dhe një ofertë nga kampionati izraelit i futbollit.

Dëshira e Sadikut dhe e Malagas është që të vazhdojnë bashkëpunimin, por klubi spanjoll nuk ka financat e duhura për të rivalizuar për kartonin e plotë të bomberit kuqezi. Si pasojë, Sadiku do të rikthehet te Levante dhe do të shqyrtojë ofertat që i kanë mbërritur, për të vendosur për të ardhmen. Deri më tani, Armando Sadiku ka shënuar 10 gola për Malagan në La Liga 2./abcnews.al