Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës kundër Chelsea, ka folur dhe për të ardhmen e Paul Pogba. Tekniku norvegjez sqaron situatën e mesfushorit francez dhe deklaron se është klub që vendos për lojtarët.
“Unë e di shumë mirë se si ndihet Paul. Edhe unë kur luaja u dëmtova dhe mbeta jashtë fushave për një kohë të gjatë. Është një periudhë shumë e vështirë për çdo futbollist. Ai e di shumë mirë se duhet të punojë shumë për tu rikthyer si dikur, është një sfidë e vërtetë për të”, deklaron Solskjaer.
“A do të largohet Pogba? Për këtë nuk kam folur me Minon të jeni të sigurt. Dhe as nuk i jam lutur Paul që t’i thotë Raiolës që të qëndrojë. Pogba është një lojtari i yni dhe jo i Raiolës. Sigurisht do të jetë klubi që do të vendosë nëse ai do të largohet apo jo në verë. Për momentin jemi të fokusuar te rikthimi i tij, më pas do të diskutojmë për të ardhmen e tij”, mbyll trajneri i United. /abcnews.al