E ardhmja e Paul Pogba do të jetë më e qartë javën e ardhshme për shkak të kundër analizës e cila është planifikuar në 5 tetor për francezin.
Testi antidoping e nxorri pozitiv pas ndeshjes ndaj Udineses dhe nëse analizat e reja nuk vërtetojnë të kundërtën, lojtari i Juventusit do të përballet me një skualifikim të gjatë, ndërkohë tashmë ai është pezulluar dhe nga klubi bardhezi, madje duke i bllokuar pagën.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventus po mendon që në merkaton e janarit të gjejë një zëvendësues për rolin e Pogba. Emri kryesor është lojtari i Tottenham, Hojbjerg./h.ll/abcnews.al