Manchester United ka marrë një vendim të rëndësishëm për Paul Pogba. Kontrata e mesfushorit francez me “Djajtë e Kuq” përfundon në verën e vitit 2021, pra në fundin e sezonit të ardhshëm. Klubi anglez ka opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër, por kjo nuk do të ndodhë.
Manchester Evening News citon lajmin mbi vendimin e United, që ka vendosur kështu të shesë përfundimisht 27-vjeçarin. Real Madrid, Juventus dhe PSG vazhdojnë të garojnë fort mes tyre për shërbimet e Pogba.
Garës i është bashkuar edhe Interi. Zikaltrit kanë zgjedhur një strategji ndryshe dhe po synojnë një akord me Mino Raiolën, agjentin e kampionit të botës. Ky është plani i Interit, që do të siguronte një avantazh të rëndësishëm nëse ia del, me shpresen për t’i dhuruar Contes një emër të madh për mesin e fushës. /abcnews.al