Milan ka pranuar ofertën prej 28 milionë sterlinash për shërbimet e sulmuesit polak, Kryzstof Piatek. 24 vjeçari bëri një sezon fantastik vitin e shkuar, por në këtë edicioni futbollistik aktual, nuk ka arritur të japë thuajse asgjë për kuqezinjtë.
Pioli ka vendosur që të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit dhe klubi është dakord për një shitje të polakut. Ofertat nuk kanë munguar, sidomos nga Premier League, me Tottenham dhe Aston Villën që kanë bërë ofertat e tyre.
Klubi i Tottenham ka bërë ofertën më të kënaqshme për Milanin, si dhe për vetë Piatek, i cili me shumë gjasa do të përfundojë në Premier League./abcnews.al