E ardhmja e muzikës klasike, nxënësit e “Besëlidhjes” në Lezhë, shfaqje recitale

schedule16:38 - 29 Tetor, 2023

schedule 16:38 - 29 Tetor, 2023

Fizarmonika u impostua bukur me veglat e harqeve në koncertin recital me muzike klasike që u mbajt në Lezhë nga Nikolas Gjoni, nxënës i shkollës 9-vjeçare Besëlidhja.

Një performancë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe që u duartrokit shumë. Pasi dëgjuan koncertin ku fizarmonika ishte në qendër të vëmendjes dhe shoqërohej nga një ansambël harqesh, për të pranishmit ky ishte suksesi i radhës i një nxënësi, i shkollës dhe gjithë atyre që përgatisin fëmijët.

Pasi shoqëroi me violinë performancën e Nikolas Gjonit, koncertmaester Lorenc Radovani tha se shumë shpejt këta artistë në rritje do të jenë prezentë në çdo skenë.

Nikolas Gjoni foli për emocionet e koncertit të parë recital për të duke ia dedikuar gjithçka punës së vazhdueshme.

Vitet e fundit, koncertet klasike në Lezhë, janë bërë të shpeshtë, e kjo ka sjellë edhe vlerësimin e publikut që mirëpret performanca të tilla. Janë nxënësit e shkollës besëlidhja që po ridimensionojnë edhe muzikën klasike në Lezhe, ndërsa janë garanci për vazhdimësinë e shfaqjeve të tilla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!