Milot Rashica pritet të mbetet pjesë e Werder Bremen të paktën deri në fund të sezonit. Sulmuesi nga Vushtrria, të cili i dështoi transferimi te Bayer Leverkusen në momentet e fundit të merkatos, është rikuperuar dhe pret të rikthehet titullar.
Ai po aktivizohet gradualisht, ndërkohë që në lidhje me të ardhmen e tij ka folur së fundmi drejtori sportiv, Frank Bauman. “Nuk kemi pasur ndonjë ofertë specifike në tryezë, që të na bënte të mendoheshim. Herë pas here menaxheri i tij në vë në dijeni për klubet e interesuara.
#Kohfeldt zu #Rashica: "Sein körperlicher Zustand ist gut bis sehr gut. Er hat die Trainingswoche gut genutzt. Ich gehe auch davon aus, dass er uns auch weiterhin zur Verfügung steht."#Werder
— SV Werder Bremen (@werderbremen) January 28, 2021
Situata është si në verë. Nëse na paraqesin një ofertë interesante dhe fitimprurëse, ne e shohim nga afër. Gjendja fizike e Rashicës është shumë e mirë për momentin dhe po stërvitet. Ai do të qëndrojë me ne, kështu mendoj”. /abcnews.al