E ardhmja e Messit dhe transferimi i Lautaro, Bartomeu vë pikat mbi “i”

schedule09:38 - 19 Gusht, 2020

schedule 09:38 - 19 Gusht, 2020

Nga Messi, te Lautaro Martinez. Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka folur për televizionin e katalanasve dhe ka theksuar se ylli argjentinas nuk ka ndërmend të largohet. Madje ai tregon edhe bisedën që ka bërë me Ronald Koeman, në lidhje me Messin.

“Messi dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona. E ka thënë shumë herë këtë. Gjithashtu kam folur me Koeman dhe ai më tha se Messi është një nga shtyllat e projektit të tij”, është shprehur qartazi presidenti i Barcelonës.

Më pas, i ngacmuar në lidhje me Lautaro Martinez të Interit, Bartomeu e kaloi topin te trajneri i ri: “Ne ishim në bisedime me Interin para ndalimit. Bisedimet u ndërprenë kur rifilluan kampionatet. Ne do të flasim me trajnerin e ri për të kuptuar vizionin e tij për të ardhmen”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!