Duhet të mësohemi me faktin se David Beckham, nuk është më një ish-futbollist, por një president klubi. Numri një i Inter Miami kërkon të sjellë në klubin e tij sa më shumë yje europianë.
Pas emrit të David Silvës, që është lakuar tepër muajt e fundit, Beckham synon të sjellë në MLS dhe fantazistin kolumbian të Real Madrid, James Rodriguez.
Ky i fundit, nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe ardhmja e tij, duket shumë e paqartë. Beckham tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe është gati të plotësojë kërkesat ekonomike të mëngjarashit, që tundohet nga ideja për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë./abcnews.al
David Beckham opens talks with James Rodriguez over Inter Miami transfer https://t.co/bphltd3bwZ pic.twitter.com/ZkiyXcDQqW
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 22, 2020