Shumë klube janë gati të bëjnë sakrifica të mëdha financiare për të blerë Erling Haaland, por Borussia Dortmund nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga goleadori norvegjez.
20-vjeçari vazhdon të “poshtërojë” mbrojtjet kundërshtare dhe këtë sezon ka shënuar 17 gola, 10 në Bundesligë, 6 në Champions dhe 1 në finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc flet rreth së ardhmes së bomberit potent, duke qetësuar tifozët e ekipit gjerman. “Erling rrezaton një energji të madhe pozitive.
Kjo është e mirë për të gjithë ne dhe nuk mendoj se do e ngadalësojë procesin e tij të rritjes dhe përmirësimit. Do të jetë pjesë e jona edhe për shumë kohë.
Skuadra? Kam ndjesinë që kemi një ekuilibër më të mirë se sezonin e kaluar. Të gjithë po i realizojnë detyrat e tyre shumë mirë. Jemi rritur shumë si skuadër“, deklaron Zorc. /abcnews.al