E ardhmja e Haaland me Dortmund, Zorc qetëson tifozët verdhezi

schedule15:36 - 10 Korrik, 2021

schedule 15:36 - 10 Korrik, 2021

Dortmund shiti Jadon Sancho, por nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtin veprim me Erling Haaland, goleadorin kryesor të skuadrës.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc është ndalur edhe njëherë tek e ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar (41 gola sezonin e kaluar).

Në prononcimin e dhënë për Bild, drejtuesi i Dortmund shprehet: “Situata është e njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar për ne.

Ne jemi ende duke planifikuar sezonin e ardhshëm sikur Haaland të ishte pjesë e skuadrës tonë“, deklaron Zorc.

Haaland nuk e priti aspak mirë largimin e Sancho drejt Manchester United dhe reagoi pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kontrata e tij me Dortmund përfundon në verën e vitit 2024 dhe do të luajë, të paktën, edhe një tjetër sezon në “Signal Iduna Park”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!