E ardhmja e Elseid Hysajt, Reja e këshillon publikisht

schedule14:48 - 29 Tetor, 2019

schedule 14:48 - 29 Tetor, 2019

Napoli – Atalanta është dueli më i fortë dhe i bukur i javës së dhjetë në Serie A. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “San Paolo”, nesër në orën 19:00. Edoardo Reja i ka drejtuar të dy këto skuadra më parë. Trajneri i kombëtares shqiptare ka analizuar duelin në një prononcim të dhënë për Radio Marte.

74-vjeçari vlerëson forcën e ekipit bergamask, teksa ndalet edhe te Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran qëndron jashtë që prej ndeshjes me Torinon dhe po zhvillon fazën e rikuperimit.

Reja flet rreth së ardhmes së mbrojtësit të djathtë dhe vazhdimësisë së këtij sezoni. Napoli lufton në të gjitha kompeticionet dhe të gjithë do të kenë mundësitë e tyre në vijim.

Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli. Ai pritet të rikthehet në dispozicion të Ancelottit dhe do të shfrytëzojë rotacionin. Napoli është një skuadër e madhe që luan çdo tre ditë dhe e ka të domosdoshme rotacionin.

Nëse nuk bën ndryshime në formacion, duke luajtur gjithmonë me intensitetin e duhur për të fituar, rrezikon që lojtarët të mos arrijnë në formë në fund të sezonit. Për më tepër, në ekipin kombëtar Hysaj po jep maksimumin“, përfundon trajneri i kuqezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!