Aventura e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të mbyllet vetëm pas një viti.
Portugezi u rikthye te “Djajtë e Kuq” kur trajner ishte ish-shoku i tij i ekipit, Solskjaer. Më pas erdhi tekniku i përkohshëm Rangnick, ku duket se raportet midis ktyre të dyve nuk janë nga më të mirat.
Sipas “ESPN”, ylli portugez po pret të mësojë se cili do të jetë trajneri i ri i ekipit anglez për të vendosur nëse do të qëndrojë apo jo. Sipas mundësive dhe raportimeve të fundit, emri favorit për stolin duket se do të jetë Pochettino, i cili së fundmi po diskutohet te PSG./ h.ll/abcnews.al