Humbja e mbrëmjes së kaluar 2-1 përballë Maqedonisë së Veriut për gjysmëfinalet e Nations League, ka shkaktuar zhgënjim dhe trishtim të madh në kampin dardan. Kosova humbi një shans të artë për t’u kualifikuar në Euro 2021, aty ku do të shkojë njëra mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Marr përsipër përgjegjësitë dhe unë i mbroj gjithmonë lojtarët e mi“, u shpreh Bernard Challandes pas disfatës në Shkup. FFK (Federata e Futbollit të Kosovës) nuk e ka bërë dramë humbjen dhe ka vendosur rreth së ardhmes së trajnerit.
69-vjeçari është konfirmuar në stolin e dardanëve. Agim Ademi, presidenti i FFK-së, ka takuar ditën e sotme lojtarët (të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë) dhe stafin teknik të përfaqësueses.
Challandes u shpreh i gatshëm dhe entuziast për të vazhduar punën me këtë ekip dhe për të provuar të marrë maksimumin nga ky grup i lojtarëve, ndaj të cilëve ai shprehu besim të plotë. /abcnews.al

