Ish-sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli, vazhdon të jetë pa ekip. Super Mario e mbylli para kohe sezonin e kaluar pas zënkave me presidentin dhe tashmë ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Megjithatë agjenti i tij, Mino Raiola, është shumë i qetë për sulmuesin problematik dhe sipas tij ai do të vazhdojë të luajë në Europë. Italiani ndodhej në Genoa ku pati një takim me drejtuesit e Interit për rikthikin e Andrea Pinamonti dhe u ndal tek Balotelli gjatë një interviste për “Tuttomercatoweb”.
“Gjithmonë ka një zgjidhje për Marion. Ai është një nga sulmuesit italian më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Nuk shqetësohem aspak për të ardhmen e tij. Jam i bindur se do të qëndrojë në Europë,” deklaron agjenti i Balotellit. /abcnews.al

