Real Madrid përballet nesër me Galatasaray në “Santiago Bernabeu” dhe trajneri Zinedine Zidane ka dalë para mediave dhe ka folur për shumë tematika. Një ndër më interesantet ka qenë rreth sulmuesit anësor, Gareth Bale, i cili është ftuar nga Uellsi edhe pse është i dëmtuar.
“Ne duam që ai të jetë ‘ok’, por nuk është. Nëse e Uellsi e thërret Bale, ata kanë të drejtën e tyre. Ai është thirrur dhe askush nuk mund të përfshihet në këto gjëra. Për momentin ai nuk është i gatshëm, kjo është e gjitha që mund t’iu them. Nuk di asgjë në lidhje me bisedën që ai ka pasur me Giggs”, është shprehur trajneri francez.
Më tej ai ka shtuar: “Nuk më shqetëson fakti që Bale do të shkojë me Uellsin pa luajtur me Realin. Nëse nuk është gati, atëherë nuk do të luajë. Nuk futem në këtë diskutim, nëse shtypi po tregohet i padrejtë me të. Bale nuk është i kënaqur që është jashtë ekipit. Kam një raport të mirë me të. Çdo ditë i themi mirëmëngjesi njëri-tjetrit”.
“E ardhmja? Dua që Bale të qëndrojë deri në fund të sezonit. Është e pakuptimtë ajo që thonë njerëzit, se unë dua që ai të largohet në janar. Tifozët tanë duhet të mendojnë pozitivisht, sa kohë edhe lojtari do të jetë pjesë e jona. i dëshiron të rikuperohet, por ende nuk ka ndodhur diçka e tillë. /abcnews.al

