E ardhmja e Asllanit, presidenti i Empolit: Nuk e mbajnë dot prej ofertave

schedule12:05 - 7 Qershor, 2022

schedule 12:05 - 7 Qershor, 2022

Fabrizio Corsi, presidenti i Empolit, është dorëzuar për Kristjan Asllanin. Kreu i klubit italian ka folur për të ardhmen e mesfushorit të kombëtares shqiptare, që e kërkojnë klube si Milani e Interi.

“Për Asllanin kemi marrë shumë oferta nga klube të mëdha dhe do të jetë thuajse e pamundur ta mbajmë. Duhet të mësohemi me idenë që atë dhe Vitin nuk do t’i kemi sezonin e ardhshëm në ekip.

Jemi një ekip mesatar ose i vogël dhe sigurisht që futbollistë të caktuar nuk kemi mundësi t’i mbajmë gjatë”, deklaroi Corsi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!