E ardhmja e Alcacer, në dilemë mes rikthimit në shtëpi dhe Premier League

schedule08:30 - 27 Janar, 2020

schedule08:30 - 27 Janar, 2020

Ardhja e Erling Haaland ka bllokuar hapësirat e Paco Alcacer dhe Borussia Dortmund e ka nxjerrë spanjollin në merkato. Sulmuesi shkëlqeu sezonin e kaluar me verdhezinjtë duke shënuar 23 gola, ndërsa sivjet është ndalur në shifrën e 7 golave.

Dy janë ekipet që po garojnë për shërbimet e tij. The Sun raporton se Newcastle dhe Valencia e pëlqejnë 26-vjeçarin dhe janë gati t’i bëjnë propozimet e tyre klubit gjerman.

Ideja kryesore është për ta marrë në huazim me të drejtë blerje, teksa Dortmund kërkon rreth 30-40 milion euro për të. Në fund do të vendosë lojtari, i cili pritet të zgjedhë midis rikthimit në vendlindje dhe transferimit në Premier League. /abcnews.al