E ardhmja, dorëheqja dhe Gattuso: Carlo Ancelotti flet troç

schedule21:57 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 21:57 - 10 Dhjetor, 2019

Napoli u rikthye te fitorja dhe kaloi fazën e grupeve në Champions League. Suksesi 4-0 në “San Paolo” përballë Genk solli kualifikimin, por tema e momentit është e ardhmja e Carlo Ancelottit.

Në Itali përflitet për një akord mes presidentit De Laurentiis dhe Gennaro Gattusos, teksa Ancelotti flet për kualifikimin dhe situatën e tij në një prononcim për Sky Sport.

Ishte një kualifikim i merituar, kemi luajtur me kurajo në këtë grup. Në Champions jemi treguar kompetitivë. E ardhmja? Nuk do e di nëse do të jem në pankinë të shtunën, por shpresoj që po. Do të bisedoj nesër me drejtuesit, e ardhmja ime është në duart e klubit.

Gattuso? Nuk di asgjë në lidhje me të, e kam pasur mendjen vetëm te përgatitja e ndeshjes së sotme. Nuk besoj se do të jap dorëheqje, nuk e kam bërë kurrë më parë. Napoli është një skuadër me kualitet, më vjen keq që nuk e kemi shfaqur në kampionat potencialin tonë“, përfundon Ancelotti. /abcnews.al