E akuzuar për korrupsion, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll refuzon të dëshmojë përpara gjykatës

schedule14:54 - 19 Korrik, 2024

schedule 14:54 - 19 Korrik, 2024

Begona Gomet, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez doli sot para një gjyqtari, por refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me akuzat për korrupsion dhe ndikimin në një çështje që e shtyu bashkëshortin e saj në prill të konsideronte dorëheqjen.

Seanca e sotme në Madrid është pjesë e hetimeve paraprake nëse Gomet kishte përdorur pozicionin e saj si bashkëshortja e kryeministrit për të siguruar sponsorë për programin pasuniversitar të universitetit që ajo drejtonte.

“Klientja ime nuk ka dëshmuar, jo sepse ka diçka për të fshehur, por sepse avokati i saj e ka këshilluar ta bëjë këtë.”

Gometh u lejua të hynte dhe të dilte nga gjykata duke përdorur parkingun nëntokësor, duke shmangur dhjetëra gazetarët që ishin mbledhur jashtë ndërtesës.

Padia kundër Gomet është ngritur nga Manos Limpias, një organizatë aktiviste kundër korrupsionit e udhëhequr nga Miguel Bernard, një avokat dhe politikan që kandidoi për Parlamentin Europian me një parti të së djathtës ekstreme.

/abcnews.al