39 vite më parë Musine Kokalari la amanet që materialet e saj etnografike të vendosen në një muze në Gjirokastër. Sot gjatë ceremonisë të 105 vjetorit të ditëlindjes së saj, në qytetin e origjinës në Gjirokastër, e afërmja e shkrimtare Bibika Kokalari tha se amanetin nuk do ta lërë në shtëpinë e Enver Hoxhës.
“Materialet të jenë në një ambient të veçantë që të quhet Musine Kolalari sepse ju muzeun etnografik e keni në shtëpinë e Enver Hoxhës. Por në shtëpinë e Enver Hoxhës nuk i çoj se ai ishte xhelati që i mori rininë dhe jetën Musines”.
Ish Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro premtoi që shtëpia e Kokalarit të kthehej në muze. Kanë kaluar 5 vjet dhe kjo nuk ka ndodhur. Siç duket dhe nga pamjet shtëpia e shkrimtares pak kohë më parë u dogj dhe çdo dite që kalon po e çon drejt rrënimit.
“Në 100 vjetorin e Musines, ministrja e kulturës mori shumë përsipër po nuk është bërë asgjë”.
A afërmja e shkrimtares mori një premtim të dytë nga kreu i bashkisë dhe Prefekti i Gjirokastrës. Rininë e kaloi në izolim pasi nuk pajtohej me regjimi komunist. Kur ishte vetëm 29 vjeç u burgos dhe vuajti për 18 vite në burgun e Burrelit, më pas për 19 vite u internua në Rrëshen ku dhe kaloi pjesën e mbetur të jetës. /abcnews.al