Dzeko “premton” spektakël në “derbin” e Champions League: E gjithë Italia duhet të jenë krenarë për këtë sfidë

schedule09:24 - 9 Maj, 2023

schedule 09:24 - 9 Maj, 2023

Pritjes po i vjen fundi dhe mbrëmjen e nesërme, në mitikun “San Siro”, “kuqezinjtë” e Milan do të presin “zikaltërit” e Inter, në një “derbi Milanoje” shumë ndryshe nga e zakonshmja, me ekipet që kësaj radhe do të përballen në gjysmë-finalen e UEFA Champions League.

Në një intervistë për “UEFA TV”, “bomberi” i Inter dhe padyshim një nga protagonistët e këtij sezoni me fanellën “zikaltër”, boshnjaku, Edin Dzeko ka treguar mbi emocionet e mëdha që po përjetojnë lojtarët para derbit në Champions dhe gjithashtu ka shtuar se çdo italian duhet të ndihet krenar për këtë përballje, qofshin apo jo tifozë të milanezëve.

“Është viti im i dytë këtu dhe ne kemi fituar tashmë tre trofe. Duhet të jemi Interi që është parë shpesh në Champions League. Kemi arritur në gjysmëfinale duke mundur ekipe të rëndësishme, të cilat janë të parat në ligat e tyre përkatëse.

Dy derbet do të jenë spektakolare. Milano dhe e gjithë Italia duhet të jenë krenarë për këtë sfidë. Do të jenë dy ndeshje emocionuese, mes dy skuadrave të vëmendshme, sepse kanë një finale që duan të arrijnë”,- tha “bomberi” i sulmit “zikaltër” 1 ditë përpara “aktit të parë” të gjysmë-finales. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!