Paulo Fonseca dhe Edin Dzeko nuk mund të punojnë më së bashku. Roma është vënë në pozitë të vështirë dhe po mundohet që në ditët e mbetura të merkatos t’i gjejë një ekip sulmuesit boshnjak dhe të sjellë një sulmues tjetër në kryeqytetin italian.
Roma i ka propozuar PSG-së një shkëmbim të Dzeko me Mauro Icardin ose me Moise Kean. Ky i fundit edhe në merkaton e verës u përfol si opsion për verdhekuqtë dhe është rikthyer në skenë.
Argjentinasi nga ana tjetër do e mirëpriste një aventurë të re në Itali, ku ai ka spikatur me Interin. PSG për momentin nuk është dakord, sicc shkruan Alfredo Pedulla. Një tjetër skenar është shkëmbimi i Dzeko me Alexis Sanchez, pasi ra poshtë opsioni Christian Eriksen. /abcnews.al