Dzeko ende me COVID-19, zbulohet oferta e Friedkin për rikthimin e Tottit

schedule10:57 - 18 Nëntor, 2020

schedule 10:57 - 18 Nëntor, 2020

Zhvillime te Roma. Edin Dzeko ka kryer tamponin e radhës dhe ka mësuar se është ende i infektuar me COVID-19, çka rrezikon ta lërë jashtë edhe në sfidën e radhës kundër Parma. ANSA raporton se sulmuesi ka ngarkesë të ulët virale, por është ende pozitiv.

pritet që Dzeko të kryejë edhe një test tjetër dhe shpresohet që rezultati të jetë negativ dhe boshnjaku të mund të bashkohet me skuadër. Veç tij, te Roma i infektuar me Covid-19 është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptar, Marash Kumbulla.

TOTTI – Legjenda e klubit italian mund të rikthehet në Trigoria, sikurse raportojnë mediat në vendin fqinj. së fundmi Francesco Totti ka pasur një takim me pronarët e klubit, Dan dhe Ryan Friedkin, të cilët i kanë bërë një propozim ish numrit “10” të verdhekuqve.

Ajo qe raporton Gazzetta dello Sport, është se për momentin Tottit i është ofruar një rol përfaqësuesi për klubin. Ky propozim nuk është se e bind, pasi ai kërkon një rol operativ dhe konkretisht atë të drejtorit teknik. Në takim ishte edhe CEO i Romës, Guido Fienga dhe së shpejti pritet që palët të ulen sërish në tavolinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!