Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

schedule09:52 - 8 Gusht, 2021

schedule 09:52 - 8 Gusht, 2021

Një 39-vjeçar në Tiranë është vënë  në pranga pasi dyshohet që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Bëhet e ditur se dyshohet që shtetasi me iniciale I. C., ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar.

Po ashtu, policia e Tiranës bën të ditur se në kryeqytet janë vënë në pranga edhe 8 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan A. V., 29 vjeç, për vjedhje. Është ndaluar  R. T., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

A.A, 20 vjeçe, A. B., 42 vjeç dhe F. Xh., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.M., 23 vjeç dhe M. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

Sh. Xh., 16 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje është përplasur me motomjetin me drejtues A. H., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej drejtuesve shtetasi A. H., 21 vjeç dhe pasagjeri në motomjetin me drejtues Sh. Xh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!