Zbardhet pas 7 vitesh krimi/ Korçë, Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj

schedule10:24 - 29 Prill, 2025

schedule 10:24 - 29 Prill, 2025

KORÇË-Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, më kerkësë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj  Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.

Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indicet, të cilat implikonin ne ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.

Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe me pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut.

Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin.

Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin ,ndërsa gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.

Pas kësaj pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arrestin ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!