Dyshohet se vranë vajzën 23-vjeçare në 2012, arrest me burg për babë e bir

schedule12:56 - 6 Shtator, 2020

schedule 12:56 - 6 Shtator, 2020

Gjykata Tiranë ka vendosur ”Arrest në burg” për babain e Eglantina Bucit, Faik Bucin dhe vëllain e saj Shkëlzen Bucin.

Eglantina Buci dyshohet që të jetë vrarë në vitin 2012 nga vëllai i saj në Malin me Gropa dhe më pas ai e ka groposur po aty. Ndërsa, babai i saj dyshohet që të ketë përgatitur planin. Ndërkohë Shkelzen Buci, ndodhet aktualisht në burg, pasi është dënuar më herët me 13 vite burg.

Lexo edhe: Babë e bir akuzohen se ekzekutuan 23-vjeçaren, avokati: Vajza ka qenë e fejuar, nuk banonte në shtëpi

Avokati i dy të akuzuarve në një komunikim për mediat u shpreh se kontaktin e fundit me Eglantina Buci, ata e kanë pasur rreth vitit 2009.

“Provat janë të errëta. Kjo çështje ka që në 2012. Është pezulluar, tani është çelur sërish. Në vazhdimësi do të shihet si do të vijohet.

Ata janë të interesuar, por vajza nuk banonte në shtëpinë e të atit, ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe. Gjatë një gjykimi të mëparshëm është konstatuar ADN e vajzës, konfirmimi është marrë nga nëna e vajzës. Sipas organit të procedurës thuhet se eshtrat mund të jenë të Eglantina Bucit”, tha avokati.

I pyetur se e vërtetë është fakti se vajza është prostitutë në Itali, ai tha se Faik Buci, babai i 23-vjeçares e dyshon këtë fakt për shkak se vajza ishte larguar nga shtëpia. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!