Vlorë- Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Hajro Çakerri” te vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”.
Një 36-vjeçar u paraqit në spital me plagë në këmbë. Lidhur me këtë ngjarje, policia sqaron se 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.
Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

