Një 41-vjeçar në Leskovik është vënë në pranga pasi dyshohet se shpërndante në doza të vogla lëndë narkotike, kanabis. Njoftohet se i arrestuari është qytetari me iniciale I. B.
Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e policisë kanë ushtruar ndaj 41-vjeçarit por edhe në kontrollet e bëra në banesën e tij, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Njoftimi:
Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, njëkohësisht edhe poseduesi i lëndës narkotike.
Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 41 vjeç, banues në Leskovik.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se shtetasi i mësipëm do ta shpërndante në doza të vogla.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.