Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se ra nga lartësia në një godinë në Kosovë, humb jetën argjentinasja, pranga një zvicerani

schedule14:16 - 2 Gusht, 2023

schedule 14:16 - 2 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një grua nga Argjentina ka ndërruar jëtë një ditë më parë në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës dyshimet paraprake janë që gruaja ka rënë nga një lartësi e një objekti në Fushë-Kosovë dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Prokuroria ka vendosur të lëshojë urdhër arrestin për shoqëruesin e saj, një burrë nga Zvicra, i cili është arrestuar nga policia.

Sipas mediave vendase autoritetet do të kryejnë autopsinë mbi trupin e viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa hetimet për rolin e shoqëruesit zviceran mbetet ende i papërcaktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!