Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen 7 adoleshentë në Australi

schedule12:22 - 24 Prill, 2024

schedule 12:22 - 24 Prill, 2024

Policia australiane ka arrestuar shtatë adoleshentë si pjesë e një vale bastisjesh anti-terroriste në të gjithë Sidnein. Adoleshentët dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist.

Bastisjet vijnë si pasojë e sulmit me thikë të një peshkopi  javën e kaluar, të cilin policia e ka shpallur një “akt terrorist”. Policia thotë se autorët ishin të mitur nga mosha 15 deri në 17 vjeç.

Hetuesit pretendojnë se adoleshentët janë pjesë e të njëjtit rrjet me djalin 16-vjeçar, i cili është akuzuar për një vepër terroriste në lidhje me sulmin ndaj peshkopit Mar Marie Emmanuel, i cili ndodhi gjatë një predikimi live.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!