Dropull- Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi duke drejtuar mjetin zetor dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/