Një 64-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Sipas bluve në pranga ka rënë G.S, 64 vjeç, banues në Fier.
Ka qenë vetë 15-vjeçarja që ka bërë denoncimin në polici ditën e djeshme, e shoqëruar nga prindërit e saj.
Abc mëson se po merren dëshmitë dhe po kryhen akte ekspertimi.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. S., 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.” /abcnews.al/