Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, ndalohet 20-vjeçari në Tiranë

schedule12:30 - 24 Mars, 2025

schedule 12:30 - 24 Mars, 2025

Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës. Sipas policisë, dyshohet se 20-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 42-vjeçari, babai i 15-vjeçares, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!