Dyshohet se keqtrajtuan 3 të mitur, nis hetimi për 2 punëtore në shtëpinë e fëmijës Sarandë

schedule10:56 - 28 Shtator, 2022

schedule 10:56 - 28 Shtator, 2022

Policia e Sarandës ka nisur hetimin për dy punëtore të shtëpisë së fëmijës Sarandë pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar 3 fëmijë të mitur.

Elisabeta Konomi dhe Lezina Basho janë dy edukatoret e shtëpisë së fëmijës Sarandë Jorgo Pulla të cilat kanë ushtruar dhunë mbi tre fëmijë te mitur të kësaj shtëpie. Denoncimi për edukatoret është bërë nga shtetasja P.B  në komisariatin nr.3 në Tiranë, pasi ajo pretendon se edukatoret kanë ushtruar dhunë mbi fëmijët e saj të mitur.

Nga ana e Prokurorisë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për dy edukatoret.

Njoftimi: 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset  E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë”, bën me dije policia.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!