E pëson një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka përndjekur një të mitur në Cërrik.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi për 33-vjeçarin, banues në fshatin Mollas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 33 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.”, thuhet ne njoftimin e policisë. /abcnews.al