Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 42 fëmijë, 76-vjeçari dikur mësues i Johnson

schedule10:09 - 9 Janar, 2023

schedule 10:09 - 9 Janar, 2023

Një mësues në pension është akuzuar për sulm seksual ndaj një fëmije pasi një hetim i BBC-së zbuloi dhjetëra akuza për kohën kur ai punonte në një shkollë britanike.

David Price do të përballet me gjyqin në Afrikën e Jugut, ku dha mësim pasi u largua nga Anglia në vitet 1980. Një ish-nxënës në Afrikën e Jugut kontaktoi policinë në dhjetor pasi mësoi për akuzat e mëparshme në serinë e Radio 4, In Dark Corners.

Price, 76 vjeç, i mohon akuzat. Gazetari Alex Renton, ka folur me gjashtë burra që pretendojnë se janë sulmuar seksualisht nga mësuesi në Ashdoën House në East Sussex në vitet 1970. Ndaj tij janë gjithsej 42 akuza.

Shkolla prestigjioze e konviktit ishte e njohur për përgatitjen e djemve për Kolegjin Eton. Nxënësit e kaluar përfshijnë ish-kryeministrin Boris Johnson dhe kushëririn e mbretit Charles, David Linley, tani Earl of Snowdon, të cilët të dy u mësuan nga Price.

Pas kthimit në vendlindjen e tij Afrikën e Jugut, Price vazhdoi të jepte mësim. Ai u arrestua në vend nga policia britanike në vitin 2019 dhe që atëherë ka luftuar kundër ekstradimit në Britani.

Akuzat e fundit lidhen me kohën e tij në një shkollë prestigjioze për djem në Cape Ton në vitet 1980.

Një prej akuzuesëve pretendon se u përqafua për herë të parë nga mësuesi në vitin 1985 në moshën rreth 10-vjeçare ndërsa bënte dush në Shkollën Përgatitore të Provincës Perëndimore në Cape Toën.

“Që nga ajo ditë ai sajonte situata për të më lënë vetëm,” tha ai.

Ai tha se ishte detyruar të prekte organet gjenitale të mësuesit.

“Unë nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kështu që e bëra këtë dhe ai vazhdonte. Dhe më kujtohet që sapo doja të largohesha ai më thonte: ‘Dëgjo, padyshim që nuk mund t’i thuash askujt, ata nuk do të të besojnë’.”

Price u largua nga shkolla në dhjetor 1987. Një zëdhënëse tha se shkolla nuk ka marrë kurrë ndonjë ankesë se ai ka sulmuar seksualisht fëmijët.

Karriera e tij si mësues vazhdoi, duke përfshirë disa vite në një shkollë për fëmijët që nuk dëgjojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!